Report Tv siguron emrat e 5 të arrestuarve në Vlorë

9 Mars 2021, 11:30| Përditesimi: 9 Mars 2021, 16:21

  • Share

Report Tv siguron emrat e 5 të arrestuarve në Vlorë. Mësohet se janë arrestuar Rezart Elmazaj Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj dhe Zeqir Aliaj, e ndërsa është shpallur në kërkim Andi Veshaj. Këta persona, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës. Ato do të ekstradohen drejt Italisë.


Lajmi kryesor:

Drogë me autobus dhe trena nga Shqipëria në Itali e Gjermani/ Operacioni ndërkombëtar prangos 55 persona, shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian! 6 të arrestuar në Vlorë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?