Pamje nga operacioni

Trafik droge, grabitje dhe pastrim parash, 7 të arrestuar në Itali, mes tyre dy shqiptarë

29 Dhjetor 2022, 08:41| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 08:44

  • Share

Policia italiane ka goditur një grup që ishin shpallur në kërkim dhe ishin arratisur nga autoritetet policore në Trieste, Milano dhe Genova. Në pranga kanë rënë 7 persona, mes tyre dy shqiptarë. Të arrestuarit e identifikuar janë të moshave nga 24 deri në 66 vjeç.

Pjesëtarë të grupit kriminal ishin edhe dy shtetas italianë, një kolumbian, një maroken dhe një pakistanez. Dënimët për ta variojnë nga tre deri në gjashtë vite burgim. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë për drogë, dhunë seksuale, grabitje dhe pastrim parash.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?