Drogë dhe armë në Itali, 25 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë

4 Maj 2020, 09:29| Përditesimi: 4 Maj 2020, 09:38

  • Share

Policia italiane në Katania ka zhvilluar një operacion antidrogë, duke arrestuar 25 persona. Operacioni i koduar "Shoes" është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave italiane, 21 prej personave ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organzatë kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë dhe hashash dhe armëmbajtje pa leje.

Aktiviteti kriminal kryhej në  bashkëpunimit me klanin mafioz  të Cosa Nostra " Santapaola- Ercolano"

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.

Më herët policia arrestoi  6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?