Arma e zjarrit dhe një pjesë e drogës së sekuestruar

Drogë, armë dhe vjedhje/ Arrestohen 3 persona dhe shpallen në kërkim tre të tjerë në Durrës

25 Shtator 2020, 10:11| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 10:13

  • Share

DURRËS- Tre persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi iu gjetën drogë, armë dhe municione luftarake.

Policia ka sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe 2 automjete.

Në pranga janë vënë 42 vjeçari me Edmond Koçe (Mond Çekiçi) banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Luger".

Po ashtu, u arrestuan 58 vjeçari me iniciale S.L, si dhe u shpallën në kërkim dy djemtë e tij 35 vjeçari me iniciale T. (E.) L.,  37 vjeçari D.(Y.) L., dhe 26-vjeçari E. L., banues në Thumanë

Gjatë kontrollit në banesën 58 vjeçarit në një magazinë të cilën e kishte përshtatur me llamba për kultivim të bimëve narkotike, u konstatuan kubikë të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sativa, 1 kallashnikov, municion luftarak, 1 armë gjahu dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

U arrestua gjithashtu 34 vjeçari me iniciale P. L., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte, të cilin e kishte marrë me qira, iu gjetën 2 palë çelësa mjetesh, ku njëri prej tyre i përkiste një mjeti të vjedhur, i cili rezultoi se ishte i vjedhur në Lushnjë më datë 09.09.2020 dhe u gjend i parkuar në afërsi të banesës së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?