Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

29 Mars, 09:09| Përditesimi: 29 Mars, 09:19

  • Share

Kultivimi i bimëve narkotike vijon të mbetet shqetësim në Qarkun e Lezhës. Vetëm përgjatë vitit 2023 janë gjetur dhe asgjësuar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, ku pjesa më e madhe e saj është mbjellë në zonat malore.

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Elezi gjatë mbledhjes së task-forcës vendore antikanabis. Elezi kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktoreve për të bërë ballë këtij fenomeni.

Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve të bimëve narkotike, ndërsa përgjegjësia ligjore në luftën kundër antikanbis është e të gjithë aktoreve.

Gjatë takimit të task-forcës vendore anti-kanabis në Lezhë u lanë detyra dhe u kërkua angazhimi i të gjitha institucioneve për të parandaluar dhe goditur fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?