Droga në Velipojë,Braçe:Basha e pranoi
​në Polici efektivin Zyla, dje gënjeu

12 Nëntor 2017, 17:58| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka shpjeguar për publikun se si qëndron e vërteta e deklaratës së Bashës, lidhur me rastin e drogës së kapur në Velipojë, ku ishte i përfshirë në trafik droge efektivi i policisë Prele Zylën.

Braçe ka thënë se Lulzim Basha i gënjeu të gjithë dje, kur deklaroi dhe sulmoi Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën dhe Policinë e Shtetit, pas arrestimit të të efektivit në Velipojë, përfshirë në një rast të rëndë të trafikut të drogës.

Braçe shpjegon se efektivi i përfshirë në trafik droge, është ripranuar në polici në kohën kur ministrinë e Brëndëshme e drejtonte Lulzim Basha dhe Policine e Shtetit e drejtonte Hysni Burgaj.

Reagimi i plotë:

Basha konsolidoi imazhin e tij si gënjeshtar publik, por i bëri një dëm të pashembullt “betejës” së tij kundër krimit dhe trafikut të drogës posaçërisht.

Krimi i trafikimit të drogës në këtë vend ka marrë një përmasë serioze dhe beteja kundër tij është një çështje po aq serioze.

Por sulmet banale, shpesh mbushur me gënjeshtra të Lulzim Bashes, Flamur Nokës etj, kundër Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brëndshëm, po rrënojnë seriozitetin e kësaj beteje.

Rasti i djeshëm është i disati në radhë.

Lulzim Basha nuk përshëndeti dje, suksesin e Policisë së Shtetit në goditjen e trafikut të drogës.

Përkundrazi, ai e shfrytëzoi arrestimin nga vetë Policia e Shtetit të një polici, si kapje të shtetit nga krimi.

Pjesa tjetër ishte një shpërthim banal i gënjeshtrave të përditshme të tij.

Ai i tha publikut se Enriko Zyle ishte një polic që mbrohej nga klani Habilaj- sa kohë ministrinë e Brendëshme e drejtonte Saimir Tahiri dhe, më pas, nën drejtimin e ministrisë nga Fatmir Xhafaj, ai mbrohej nga vellai i ministrit Agron Xhafaj.

Mbrojtja prej tyre, sipas Lulzim Bashës, ishte e domosdoshme sepse Enriko Zyle është dënuar dhe ka kryer burg në Itali.

Nga hetimi, rezulton se polici i arrestuar dje në Velipojë, ka dy emra, atë të origjinës e ka Prele.

Me këtë emer ka hyrë në fund të vitit 1995 në Policine e Shtetit.

Prele Zyle ka dale dy herë nga Policia e Shtetit, një herë me kërkesë të tij në vitit 1998 dhe, herën e dytë, në qershor të vitit 2007, për shkak të shkurtimit te vendit te punes.

Por Prele Zyle është ripranuar në Policinë e Shtetit me kërkesë të tij, gjithnjë.

Në 22 Shkurt 2011, kohë kur ministrinë e Brendëshme e drejtonte Lulzim Basha dhe Policinë e Shtetit e drejtonte Hysni Burgaj, Prele Zyle është ripranuar në Policinë e Shtetit.

Në të, nën firmat e katër drejtuësve të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë Hysni Burgajn, thuhet qartësisht se, nga verifikimi, rezultoi se “kandidati është një person i pa implikuar në veprimtari kriminale….”.

Për këtë arsye, sipas këtij akti, Prele Zyle është ripranuar në Policinë e Shtetit me gradën “Inspektor”.

Nuk mbaron këtu.

Tre muaj me pas, Prele Zyle ka ndërruar emrin në Enriko dhe ky fakt është pasqyruar në të dhënat e tij në dosjen e personelit në Policinë e Shtetit.

Prele Zyle ka patur një arsye të fortë për të ndryshuar emrin.

Por Lulzim Basha e Hysni Burgaj, personat që e ripranuan në Policinë e Shtetit Prele Zylen, nuk zhvilluan asnjë hetim për këtë.

Nga gjithë “jeta” e tij në Policinë e Shtetit, vetëm këta të dy, Lulzim Basha e Hysni Burgaj lidhën me të.

Janë ata që e ripranuan në radhët e Policisë.

Edi Rama e aq më pak Fatmir Xhafaj, ky i fundit e arrestoi dje, nuk kanë ndonjë lidhje me të.

Atëhere përse gënjeu mbrëme Lulzim Basha?

Thjesht se nuk i reziston dot nevojës së përditshme për të gënjyer e sulmuar me gënjeshtra kundërshtarët?

Apo bertiti fort duke akuzuar, për të fshehur ripranimin në Policinë e Shtetit të Prele Zyles prej tij?

Cilado të jetë arsyeja, Lulzim Basha është konfirmuar edhe një herë dje si gënjeshtar.

Ndërkohë, beteja e tij kundër krimit, ka degraduar në një instrument politik mbushur me gënjeshtra e që ka një synim, rikthimin në pushtet.

SKEDA PERSONALE E PRELE ZYLE NË POLICINË E SHTETIT

Dt.21.12.1995 titulluar oficer ne Shkoder.

Dt.22.01.1996 nr.prot.268 ardhur tek Rep.Objekteve Tirane.

Dt.15.01.1998 Liruar me kerkese te tij.

Shkurt 2001 ripranuar ne Polici “Qarkullim rrugor Tirane.”

Dt.15.11.2001 nr.prot.1560 “verejtje me paralajmerim”

Dt.23.01.2002 nr.prot.121 “verejtje me paralajmerim”

Dt.12.02.2003 nr.prot.300 “verejtje me paralajmerim”

Dt.10.03.2003 nr.prot.493 “denim me gjobe deri 3dite pune”- mase disiplinore.

Dt.14.06.2004 referuar materiale ne prok. Tr ne ngarkim te tij per “korrupsion pasiv”.

Dt.23.08.2005 propozuar per tu pezulluar 3muaj nga detyra per shkelje te renda.

Dt.12.09.2005 nderprerje pezullimi nga detyra dhe marre verejtje me paralajmerim.

Dt.30.06.2007 nr.prot 10020 larguar nga policia per shkurtim te vendit organik te punes.

Dt.22.02.2011 nr.prot.429 ripmarre ne polici.

11.05.2011 nderruar emerin nga Prele ne Enriko.

Dt.01.06.2015 kalon nga patrulle e pergjithshme ne Kom.4, ne Drejtorine Rajonale te Kufirit Tirane.

brace
Dokumenti i ripranimit

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?