Droga në parcelat me misër, Gjykata e Vlorës lë në burg vetëm një prej të arrestuarve, lirohet djali i tij

14 Tetor 2023, 10:00| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 12:07

  • Share

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg për Skëndër Llanaj ndërsa ka liruar djalin e tij Danielo Llanajn, të cilët u arrestuan pak ditë më parë për kultivim kanabisi në Bishan të Vlorës. Gjithashtu, është liruar pronari i tokës Durim Murataj i cili u vu nën hetim.

Tre ditë më parë, policia gjeti 4900 rrënjë kanabis në arën me misër në Bishan ndërsa 198 kg ishin në një magazinë pranë parcelës në proces tharjeje.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?