Droga në Mirakë! Policia shoqëron kryeplakun e fshatit, administratorin e njësisë dhe inxhinierin e bashkisë

16 Korrik 2020, 11:11| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 11:13

  • Share

Tre persona, mes të cilëve kryeplaku i fshatit Mirakë, administratori i njësisë Polis si dhe një inxhinier pyjor në fshatin Mirakë, janë proceduar penalisht për arsye që lidhen me kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia e Librazhdit gjatë kontrollit të kryer në masivin pyjor të fshatit Mirakë, si rrjedhojë e informacioneve të marra në rrugë operative, ka gjetur të kultivuara bimë narkotike të cilat më pas janë asgjësuar.

Për ngjarjen policia ka proceduar konkretisht Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë, për akuzën 'moskallzim i krimit'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 16/07/2020 11:43

    Po inspektori i Policise se Shtetit dhe ai Bashkiak perse nuk jane ndaluar.

    Përgjigju
    • Theresa: 16/07/2020 13:16

      O Ilo, po Inspektori i Policisë së Shtetit dhe Bashkiaku i kanë paguar Lekët. Ata që nuk kanë Lek për të paguar ata futen brënda. Ku jemi katandisur *bir selmani nënës kë të qaj më parë*

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?