Ardhje e tyre konsiston pas publikimit të përgjimeve nga drejtësia Italiane të vëllezërve Habilaj në të cilat përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Reportazhi hapet me një prononcim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili thotë: Një gjë dua të nënvizoj për miqtë tanë italianë duhet të jenë të përgatitur sepse janë dhjetëra tonelata drogë në tunel.
Ndërsa gazetari vazhdon më tej ku duket se i jep të drejtë deklaratave të Berishës.
“Ndoshta është e vërtetë ajo që thotë ish kryeministri Berisha, e gjithë Europa duhet të përgatitet për një ‘shpërthim’ të paprecedentë të marijunës me tonelata të sekuestruar në Itali. Marjuana, marijuana , nuk flitet për gjë tjetër në Shqipëri.
Në televizor dhe në gazeta shohim lajme për sekuestrimin e drogës së vëllezërve Habilaj , narko trafikantët e arrestuar nga prokuroria e Katanias, kushërinjtë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili në baza të kërkesës së Prokurorisë është përjashtuar nga partia e tij, partia e kryeministrit Rama” thotë gazetari.
Sipas gazetarit marijuana fshihet nën tokë, nëpër bunkerët e ndërtuar në Shqipëri në kohën e komunizmit. Publikohen gjithashtu edhe pamjet e një ferme kanabisi të zbuluar në Durrës.
“Marijuanan është e fshehur nën tokë. Kjo është një fermë kanabisi në Durrës, të cilën mundëm ta filmonim vetëm më telefon, por droga që gjendej aty tashmë është në Itali. Vjen ende era e kanabisit, që të mbyt’, shprehet gazetari italian.
Në reportazh flet edhe gazetari dhe botuesi i Report Tv, Carlo Bollino, i cili shprehet se sasia e kanabisit e prodhuar në vendin tonë shkon rreth në 500 deri në 700 ton në vit.
“Sasia e kanabisit që prodhohet në Shqipërinë shkon në rreth 500 apo 700 ton në vit, i cili në terma ekonomik për shqiptarët përkthehet në rreth një miliardë euro.”, thotë Bollino.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com