‘Dritëroi e ndjente se do të na mungonte’, Meta përkujton 91 vjetorin e lindjes së shkrimtarit: Bashkë-udhëtar inkurajues në rrugëtimin tim politik

13 Tetor 2022, 08:57| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 08:59

  • Share

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ka përkujtuar 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, ndërsa shprehet se kontributi i tij është bërë i paharrueshëm për letërsinë shqiptare.

Teksa e konsideron fat dhe privilegj miqësinë shumëvjeçare me Dritëro Agollin, Meta thotë se ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit të tij politik.

‘Sot përkujtojmë 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, vlerat, veprat dhe kontributi i të cilit e kanë bërë të paharrueshëm për letërsinë shqiptare.

Gjithmonë e kam konsideruar privilegj dhe fat miqësinë shumë vjeçare me Dritëro Agollin, njëkohësisht dhe faktin që ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit tim politik.

Dritëroi e ndjente se do të na mungonte shumë ndaj edhe përmes këtyre vargjeve na e dha zgjidhjen për ta patur gjithnjë mes nesh përmes veprave të tij.

“Po kur të jesh mërzitur shumë.

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrëkeje.”’- shkruan Meta.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/10/2022 00:34

    Pleshti nuk i afrohet dot kurre xixellonjes.

    Përgjigju
  • Tiku: 13/10/2022 16:23

    Ik ore Ilir hajduti dhe spiuni

    Përgjigju
  • Familja: 13/10/2022 09:20

    Nje hajdut,nje vrases,nje kriminel,qe luftoi vetem per interesat e familje,dhe jo te vendit e popullit vet,kurre nuk e ke merituar me i dhan doren nje njeriut si DRITEROI.

    Përgjigju
  • Mondi: 13/10/2022 09:19

    To ilir ndyn cdo gje qe prek prandaj mos prek dhe vargjet e forta te te paharruarit dritero. Mos thuaj qe e ke pasur mik se do ngrihet nga varri dhe pastaj ti gjej vrime miu ku te futesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?