Dani Alves

'Dritë në fundin e tunelit', Dani Alves kërkon lirinë! Avokati dorëzon videot që ndryshojnë historinë

27 Prill 2023, 16:20| Përditesimi: 27 Prill 2023, 16:21

  • Share

Gjyqtarët përgjegjës për ndjekjen e çështjes në lidhje me Dani Alves do të duhet të shikojë 26 orë regjistrime për të përcaktuar nëse ish-lojtari i Juventusit do të duhet të qëndrojë ose jo në burg pas akuzave për përdhunim. Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo , këto janë imazhe nga shtatë kamera të ndryshme që do të jenë thelbësore për hetimin.

Nga pamjet e para, kushdo që kishte akses në një nga këto video pretendon se Dani Alves e preku pjesën e poshtme të shpinës së vajzës pas pëlqimit të saj, e kuptueshme nga fakti se ajo tundi kokën, e kapi nga bluza dhe më pas shkoi vullnetarisht në banjo me të.

Që nga ai moment nuk dihet çfarë ka ndodhur, por duket qartë sesi ish-lojtari i Barcelonës largohet para gruas dhe shtrëngon dorën me një shoqe, ndërsa vajza më pas qan bashkë me një shoqe. Ndaj ka mundësi që lirimi i brazilianit nga akuzat për përdhumin të rrëzohen, me mbrojtësin që prej janarit të këtij viti qëndron pas hekurave.

Përdhunimi i dyshuar ndaj një të reje 24-vjeçare ndodhi në 30 dhjetor 2022 në një klub nate në Barcelonë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?