Romelu Lukaku

Dritë jeshile nga Chelsea, Lukaku mbetet në Serie A! Inter shtyn rinovimin

20 Tetor 2022, 10:59| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 11:01

  • Share

Romelu Lukaku do jetë pjesë e Inter deri në verën e 2024. Gazzetta dello Sport në Itali bën me dije se zikaltërit kanë marrë dritën jeshile nga klubi londinez, për të shtuar me një tjetër sezon huazimin e sulmuesit belg. Kontrata e Lukaku me Inter është deri në verën e 2023, me Marottën që ka marrë dritë jeshile për një rinovim edhe me një vit.

Drejtori i Inter ka në plan që pas 2024, kohë kur pritet të zgjatet marrëveshja mes palëve, të afrojë përfundimisht sulmuesin belg në ekip. Në fillim te Inter ishin dyshuar për situatën e Lukakut, kjo pas ndërrimit në stol të Tuchel me Potter.

Trajneri aktual i Chelsea është i kënaqur nga forma e Aubameyang apo Brojës me shokë, duke mos u mbështetur te një rikthim i Lukaku. Së pari klubi i Serie A do duhet të shtojë edhe me një sezon rinovimin dhe më pas të kërkojë një ri-blerje përfundimtare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?