Foto ilustruese

Dritat, 63% e faturës kosto për blerjen e energjisë, Shqipëria me nivelin më të lartë; Bizneset e paguajnë më shtrenjtë

6 Nëntor 2020, 07:45| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 07:48

  • Share

Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të kompanive publike.

Një raport i Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Ndërsa në kosto rrjeti disi më pak.

“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën” thuhet në raport.

I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.

“Nga viti 2013 deri në vitin 2017 në shumicën e vendeve që janë në Komunitetin e Energjisë u vu re ulje e çmimeve për konsumatorët industrialë. Gjithsesi ky trend u përmbys me një rritje të çmimeve në vitin 2018 dhe 2019 sipas të dhënave të regjistruara. Rritja më e lartë e vitit të kaluar u regjistrua në Malin e Zi me 16.6% ku çmimet kaluan nga 5.36 eurocent/kWh në 2018 në 6,25 euro cent/ kWh në 2019.

Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji me 5.89 euro cent / kWh, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro cent / kWh. (Për Shqipërinë rapori i referohet të dhënave të Eurostat dhe nënvizon se ky është një vlerësim dhe jo një shifër e saktë).

Në vitin 2019, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët industrial të energjisë elektrike industriale vendet e BE-së anëtare të Komunitetit të Energjisë ishin sa 65% e çmimeve mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale në vendet anëtare të BE-së” thuhet në raport.

Lidhur me bizneset Shqipëria prej disa vitesh po zbaton tashmë pjesën e liberalizimit të tregut ku deri më tani është bërë e mundur nxjerrja në treg të lirë e konsumatorëve të lidhur në tension 35 kv ndërkohë që gradualisht do të bëhet nxjerrja e konsumatorëve 20 kv dhe 10 e 6 kv./N.Maho. /Monitor

Komento

Komente

  • gret: 03/12/2020 20:08

    joooo po ca thua , kryeminstri jone thote qe ne jemi me te miret ne ballkan per ekonomi

    Përgjigju
  • durres: 06/11/2020 10:49

    po energjine qe konsumon sadije xhakoni qe ka 30 vjet pa kontrate kush e paguan.

    Përgjigju
  • Scutari: 06/11/2020 08:47

    Keni harruar qe paguajme edhe energjine qe vidhet nga konsumatoret ne bashkepunim me punonjesit e OSHEE!! P.sh. Shkodra ka nje "firo" 40% te energjise qe nuk dihet se ku humbet!! Katastrofe!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?