Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos

Dritan Mehmeti mban Dinamon me 'këmbë në tokë': S'e mendoj fare katërshen

21 Shkurt, 19:52| Përditesimi: 21 Shkurt, 19:53

  • Share

1706996732_dritanmehmeti.jpg
Dinamo fitoi 0-1 në Korçë kundër Skënderbeut dhe shkon në vendin e katërt të Superligë. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti. Ai kërkoi t'i mbante të vetët me "këmbë në tokë".

"As e mendoj fare 4-shen. Ishte një fitore karakteri sot dhe kjo më intereson. Është në një moment shumë delikat kampionati. Jemi në fazën e tretë dhe pikët janë shumë jetike. Duke parë që ekipi i Skënderbeut luante me topat në thellësi, u futëm me bllok të mesëm për t’i dhënë më shumë hapësirë territoriale.

E vetmja mënyrë ishte që të prisnim pak, sepse vetë kundërshtari luante me topin e gjatë. Besimi te vetja, te lojtarët me njëri-tjetrin, është meritë e veçantë e tyre. Ata janë aktorët që japin gjithçka në fushë.

Vjen dita-ditës besimi, por ne duhet të rrimë me këmbë në tokë. Një humbje dhe shkon përsëri atje ku ishte. Të mos mendojmë shumë gjatë për fundin, por të mendojmë për javën që vjen", tha trajneri i Dinamos pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ 'Nëndetësja' del në sipërfaqe, Dinamo fiton 0-1 kundër Skënderbeut! Tifozët kapen me presidentin në tribunën VIP


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?