Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!

25 Prill, 17:12| Përditesimi: 25 Prill, 17:20

  • Share

Nivel intelekti mizerabël. Sulmojnë privatisht drejtësinë, si rrugaç. Del burri 80 vjeç si palaco, me mikrofon, në katin e 8-te, dhe shan e shan. Ofendon burra, gra, vajza, nipër, mbesa, shpif.

Ky tjetri hypen në shtylla dhe shahet me gruan, nënën e fëmijëve (edhe loje të jetë është turp i madh), tallet me gruan e vet.

Ahmetaj një  laskunder njelloj si këta, që lë gruan të përballet me drejtësinë dhe ia mbath me dashnoren në Zvicër.

Në gjyqin e Nürnberg-ut asnjë nga udhëheqësit nazistë gjermane apo gjeneralet, nuk foli kurrë kundër drejtësisë, megjithese e dinin që ishte drejtësi e paragjykuar dhe do shkonin ne litar. Nuk ju thanë gjykatësve dhe prokurorëve që jeni amerikanë dhe rusë, dhe keni inatin sepse ishim në luftë, por i qëndruan vetëm gjyqit dhe fakteve me shumë dinjitet. Ajhman po ashtu ne Izrael. Gjyq vetëm mbi akuzat.

Njësoj edhe prokurorët, gjykatësit dhe dëshmitarët. U konfrontuan vetëm me akuzën. Mendo se cilët janë këta ne Tiranë. Nuk kanë as atë burrërinë shqiptare. Janë modeli më i keq i shqiptarit madje modeli më i keq edhe i hajdutit.(Postim në facebook nga autori)

Komento

Komente

  • edmond (koder rreshen): 26/04/2024 09:03

    Hila ben nje krahasim me Gjermanet por krahasimi esht i gabuar dhe nuk ka sens ! Gjermanet i qendruan me burreri denimeve me vdekje ne gjyqin e Nyrenbergut ,sepse ata ishin formuar me ideologjin e rraces superiore,dhe ishin te bindur,se kjo esht rruga me e drejt per te qeverisur boten (ide e gabuar). Shqiptaret nuk imponohen as nga ideologjia dhe as nga formimi intelektual,por nga vesi i vjedhjes dhe demelizmi ! A nuk ishin Gjermanet te cilet ne raportet e tyre shkruanin per Batalionin Skanderbeg te formuar ne Kosov me Shqiptar,se keta nuk jan ata qe pershkruhen si Heroik,por sapo shohin nje Parmend e vjedhin,braktisin frontin dhe kthehen ne Shtepi ! Hila duhet te ket parasysh edhe nje fjal te urt Popullore tonen, e cila karaterizon Popullin ton : Ky Stan ,ket bulmet ka ! Te kesh Kryetar Partish me qindra dhe mijra ndjekes,si Nano i cili donte dy or te thonte nje fjali,dhe i rrotulloheshin fjalet ne goj,te kesh Berishen simbolin e injorances,gafave, per te cilin do te shkruhej nje liber voluminoz,te kesh Meten per te cilin Hila para disa muajsh do te thonte, se Meta edhe kryetar ne Cepan te Skraparit nuk ben ,jo me per kryetar Shteti,te kesh nje popull qe vihet ne sherbim te interesave te huaja,per nje pension mujor, dhe te mohoj Kombin e tij ..... shkurt ne kemi ate qe na takon vjedhjen dhe tradhtin,sepse kemi shumic ardhacaket,dhe pakic Arbnoret autokton e shpirtit te qendreses.

    Përgjigju
  • anna: 26/04/2024 08:47

    ka te drejte se nuk po tregohen burra...te pakten:(

    Përgjigju
  • Dritan hida: 25/04/2024 22:42

    Ky Dritan Hila gjithe jeten ia ka kushtuar luftes ndaj Sali Berishes. Po gjej nje tjeter vlla se Saliu e ka nje fund. Po Spushove gjithe jeten ; Sali ,Sali , o Hila !

    Përgjigju
  • Po mër po: 25/04/2024 18:22

    Mendo kush do t'a drejtojë pas këtyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?