Dritan Goxhaj mbetet në paraburgim, Gjykata refuzon ta lirojë

9 Shtator 2023, 10:15| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 12:14

  • Share

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë për Dritan Goxhajn. Avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij pasi kishte kaluar afati 40 ditor por prokuroria ishte kundër, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në paraburgim ish ushtarin e UÇK-së.

Avokati tha pas seancës se vendimi është në shkelje të ligjit, pasi ka kaluar afati 40-ditor që prej prangosjes së Goxhajt por Kosova ende nuk ka sjellë në Ministrinë e Drejësisë dosjen e ekstradimit

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bato: 09/09/2023 10:41

    Turp per gjykaten e Tiranes, me siguri do jete ndonje gjyqtar i harruar nga ata te plepave, ushtar besnik i Saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?