Pjatë nga Mrizi i Zanave

‘Drekë 100% Made in Albania’, Presidenti i Austrisë drekon tek mrizi i zanave në Fishtë të Lezhës

26 Mars 2023, 21:33| Përditesimi: 26 Mars 2023, 21:53

  • Share

Presidenti i Republikës Federale të Austrisë Alexander Van der Bellen sëbashku me zonjën e tij Doris Schmidauer ishte këtë të diele në Lezhë. I shoqëruar nga delegacioni që e shoqëronte presidenti drekoi ne restorantin e njohur Mrizi i Zanave në Fishtë. Në prani dhe të klientëve të tjerë Alexander Van der Bellen shijoj gatimet tradicionale të zonës 100% made in Albania. Fotot janë shpërndarë në rrjetin social facebook nga Mrizi i Zanave Agroturizem.

"Sot kishim privilegjin të kishim mysafir Presidentin e Republikës Federale të Austrisë, zotin Alexander Van der Bellen dhe zonjën e tij Doris Schmidauer.

Një drekë 100% Made in Albania me frutat e tokës sonë.  Faleminderit" shkruan Mrizi i Zanave Argotizëm në rrjetin social facebook

Krahas shqiptareve dhe vendeve të rajonit, Agroturizmi Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës është kthyer në pikë referime të liderëve të ndryshëm evropian dhe më gjerë të cilët zgjedhin këtë vend për të drekuar ushqime tradicionale shqiptare, e sigurisht dhe faturat e shërbimit janë të njëjta si të klientëve të tjerë.

1679860284_djjr.JPG

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilo: 28/03/2023 01:10

    BRAVO MRIZIT...DHE PRENGES..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?