Dreka e deputetëve të PD

‘Dreka e gabuar’! Ftesa e Xhelal Mziu përplas sërish PD! Berisha: Fillim i ri i grupit parlamentar! Bardhi: S'ka asnjë mesazh politik, në vaki e festa s'i zgjedhim të ftuarit

28 Dhjetor 2022, 18:02| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 18:20

  • Share

TIRANË- Një drekë e thirrur nga Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit nuk ka shërbyer për të ulur gjakrat brenda Partisë Demokratike, por sërish është bërë shkak për një përplasje brenda vetë demokratëve. “Molla e sherrit” ka qenë sërish Sali Berisha, pasi këtë drekë, ish-kryeministri e ka “shitur” si bashkim të 2 grupeve të Partisë Demokratike, madje e ka cilësuar si një “fillim të ri”.

“Drekë në Fermë e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar! SB”, shkruan Sali Berisha.

Si gjithnjë, përgjigja për Berishën nga kampi tjetër, ka ardhur nga deputeti Gazment Bardhi, i cili edhe kësaj here nuk ia ka lënë “mangët” duke i thënë se dreka nuk kishte asnjë mesazh politik.

“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat”, i është përgjigjur Bardhi.

Në këtë drekë morën pjesë deputet nga të dyja kampet e PD-së, e ndërsa mungoi Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Të pranishëm nga PD-ja e Rithemeluar

  • 1. Sali Berisha
  • 2. Belind Këlliçi
  • 3. Flamur Noka
  • 4. Bujar Leskaj
  • 5. Xhelal Mziu
  • 6. Tomor Alizoti
  • 7. Elda Hoti
  • 8. Greta Bardeli
  • 9. Lindita Metaliaj
  • 10. Albana Vokshi
  • 11. Kastriot Piroli
  • 12. Kasem Mahmutaj
  • 13. Oerd Bylykbashi
  • 14. Luan Baçi
  • 15. Tritan Shehu
  • 16. Isuf Çelaj
  • 17. Ina Zhupa
  • 18. Edmond Spaho

Të pranishëm nga grupi i Alibeajt

  • 1. Ferdinand Xhaferri 
  • 2. Gazment Bardhi
  • 3. Jorida Tabaku
  • 4. Dhurata Çupi
  • 5. Andia Ulliri
  • 6. Saimir Korreshi
  • 7. Lefter Gështenja
  • 8. Helidon Bushati
  • 9. Eralda Bano
  • 10. Fatjon Veizaj
  • 11. llda Dhori
  • 12. Ervin Salianji
  • 13. Merita Bakiu
  • 14. Ramadan Likaj

Deputetët që munguan

  • 1. Lulzim Basha
  • 2. Enkelejd Alibeaj
  • 3. Kreshnik Çollaku
  • 4. Flutura Açka
  • 5. Dashnor Sula
  • 6. Zheni Gjergji
  • 7. Arbi Agalliu
  • 8. Flamur Hoxha
  • 9. Agron Gjekmarkaj
  • 10. Emilja Koliqi
  • 11. Petrit Doda
  • 12. Orjela Nebiaj
  • 13. Orjola Pampuri
  • 14. Bledjon Nallbati
  • 15. Seladin Jakupllari

Ora 15:29
FOTO/ Xhelal Mziu mbledh grupin e Berishës dhe të Alibeajt në një drekë, mesazhi i Tabakut: Një dolli për mendimin ndryshe

Një drekë e thirrur nga Xhelal Mziu ka mbledhur grupin e Alibeajt dhe të Berishës në një tavolinë.

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka publikuar fotografitë duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë.

“Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng”, shkroi Tabaku.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?