Drejtuesja e re e Kadastrës: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra, kryesisht dixhitalizimin

11 Mars 2023, 13:40| Përditesimi: 11 Mars 2023, 14:12

  • Share

 

Drejtuesja e re e Agjencisë së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka deklaruar se kjo detyrë është një sfidë për të, teksa ka shtuar se shpreson të bëjë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve. Bici nënvizoi se shpreson që të bëhen hapa të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra ku ka theksuar dixhitalizimin.

‘Të falenderoj për besimin në gjithë këto vite. Kjo detyrë e rëndësishme. Kjo detyrë e re është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj që të bëj më të mirën e mundshme duke marrë parasysh të gjitha ato që përmendët më sipër. Është privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve. Detyrat që na lihen dhe ato që na ngarkohen janë procese që shërbejnë për mbajtjen e premtimeve, për respektimin e besimit që kanë qytetarët karshi nesh. Më mbështetjen tuaj të veçantë, të qeverisë, shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, dixhitalizimin. Faleminderit dhe i uroj kolegut Lame më të mirat.’- tha Bici.


Lajmi kryesor:

Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?