Politikë

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it: Po monitorojmë gjithçka (VIDEO)

25 Prill 2021, 10:57| Përditesimi: 25 Prill 2021, 12:01

  • Share

Nga Liceu Artistik në Tiranë, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it për  vëzhgimin e zgjedhjeve të në Shqipëri, Ursula Gacek, ka thënë se vëzhguesit janë të shpërndarë në të gjithë vendin dhe është monitoruar gjithçka prej 5 javësh tashmë.

"Kemi vëzhguar të gjithë fushatën zgjedhore.  Anëtarët, skuadra e ODIHR është e shpërndarë në të 12 qarqet e Shqipërisë që nga fundi i marsit.

Ne do të mbledhim të gjithë informacionin nga e gjithë Shqipëria dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja do të vijnë nesër. Ne do të kemi një konferencë nesër në orën 15:00 dhe ju do të keni mundësinë që të bëni pyetjet që keni", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?