Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha vendos Tomor Alizotin si drejtuesit e PD në Qarkun e Beratit edhe pse ishte ndër më të votuarit në Tiranë

20 Janar 2021, 12:48| Përditesimi: 20 Janar 2021, 18:02

  • Share

PD vendos një tjetër emër surprizë si drejtues në qarqet e vendit. Pas vendimeve të ditëve të fundit për Mark Markun në Lezhë, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër mësohet se Tomor Alizoti do të jetë drejtues në Qarkun e Beratit.

Alizoti ka mbajtur detyrën e drejtuesit të departamentit të të përndjekurve politikë në PD. Ai është larguar nga ky pozicion me dorëheqje  për shkak të pakënaqësive me drejtimin e PD-së nga Basha. Për këtë arsye, u mënjanua për shumë kohë nga PD, nga ana e Lulzim Bashës

Megjithatë Alizoti ishte ndër më të votuarit nga anëtarësia e PD në Tiranë në zgjedhjet e 10 tetorit, ndaj edhe kjo zgjedhje e Bashës për ta dërguar në Berat duket e ccuditshme.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të hënë drejtuesit politik në 8 qarqe, duke e shtrirë kështu fushatën, në më shumë se gjysmën e vendit vetëm 97 ditë para zgjedhjeve. Pas Mark Markut  në Lezhë, PD i ka besuar drejtimin e fushatës Edmond Spahos në Korçë dhe Xhelal Mziut në Dibër.

Demokratët janë ende pa dikë në krye të fushatës në Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër, ndërsa më herët kanë prezantuar Helidon Bushatin në Shkodër, Bujar Leskajn në Vlorë, Gazment Bardhin në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibeajn në Fier.

Ora 13:40
Xhelal Mziu: Kam fituar çdo betejë me Ramën, Olta Xhaçka kërkoi të largohej nga Dibra pas zyrtarizimit tim

Pas zyrtarizimi sot nga Lulzim Basha si drejtues i PD-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal  Mziu ka folur për Report Tv.

I pyetur nga gazetarja Danjela Maloku për deklaratat e mëparshme se qëllimi i tij ka qenë rikthimi në krye të Bashkisë Kamëz, Mziu thotë se tashmë qëllimi i tij është të mundë Edi Ramën.

"E vetmja ambicie e imja është që të maksimizojmë votat në Qarkun e Dibrës për të fituar opozita shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ndaj kësaj keqqeverisje në këto 8 vite. Asgjë tjetër nuk është peng i imi", tha ai.

Mziu u shpreh se pas zyrtarizimit të tij Olta Xhaçka i ka kërkuar Ramës që të largohet si drejtuese e PS-së në Dibër.

"Jemi në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo familje për të fituar më 25 prill. E kam mundur Ramën dhe PS ne çdo betejë, kështu do ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë 4 mandate në Dibër. Pas konfirmimit tim, Olta Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS”, ka thënë ai.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 20/01/2021 14:27

    O mzat ti me Xhacken je vite drite larg dhe nuk do fitosh ne Diber.Dibranet kane rrugen e Arberit dhe do votojne Ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?