Alfred Rushaj

Drejtuesi i fushatës së PD: Koha e Ramës mbaroi, asnjë rrugë e premtuar me koncesion s'do realizohet

4 Korrik 2020, 14:54| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 14:58

  • Share

TIRANE-Ish-zv/ministri i Berishës, Alfred Rushaj të cilit i është besuar nga Lulzim Basha drejtimi i fushatës për zgjedhjet e ardhshme përmes një postimi në Twitter ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për koncesionet e rrugëve, e fundit e paralajmëruar Milot-Fier. Rushaj thotë se koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe se asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet.

"Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s`i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D. Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qëndrore dhe propaganda e dalë boje. Asnjë rrugë e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet. Koha e Edi Ramës ka mbaruar" shkruan ai.

Alfred Rushaj para detyrës së re që i është besuar nga Lulzim Basha ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha.  Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 05/07/2020 13:59

    Ky rrusha pasi ja rrujti Nanos dikur e nuk ju dh shansi tia rruaj Rames do ja lépine berishes e bashes deri ne zgjedhje e pas zgjedhjeve kur do ta msoj rezultatin do ta hudhin si te tjeret ne WC,siq kane ber me te tjeret para tij.

    Përgjigju
  • Muli: 04/07/2020 17:01

    o koqe , mire kryetari jot qe ne cdo fjalim nuk ndryshon asnje presje, por te pakten ti meqe merr nje post, fillo dicka ndryshe , a e kupton o njeri , krijoj pak reputacion vetes se po e shkaterroni dita dites opoziten

    Përgjigju
  • robi: 04/07/2020 15:51

    O hunderro mos shih endrra me sy hapur. Pergadituni per 2029 se 2021 dhe 2025 eshte zene nga Edi Rama dhe rruga Milot kashar Fier do behet o hunderr, dhe tuneli Llogarase do behet, dhe bypasi Vlores do behet o hunderr, dhe rruga e Dibres do behet o hunderr, dhe Rruga Kardhiq Delvine do behet o hunderr, dhe aeroporti Vlores do behet o hunderr, .Ti merru me vleren 1.2 miliard euro te rruges kombit qe beri Basha , 500 milion euro me shume o hunderr.

    Përgjigju
    • Bobi: 04/07/2020 19:14

      Po mo Rob po do i beje por pasi te hetohet nga Spak, pasi do jete kurbani i pare i Reformes ne Drejtesi

  • Tullaci: 04/07/2020 15:29

    Po cfar thua more pllecke....iku koha e rames dhe erdhi koha e sali kriminelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?