Drejtuan makinën në gjendje të dehur, arrestohen 14 shoferë në Tiranë! Gjobiten mbi 10 mijë drejtues mjetesh

18 Tetor 2023, 09:53| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 10:04

  • Share

14 shoferë janë arrestuar javën që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ashtu mbi 10 mijë drejtues janë gjobitur nga policia rrugore e Tiranës.

Sipas policisë vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 14 shtetas për:
- Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
- Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:
 - 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
- 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
- 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
- 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
- 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
- 211 për parakalime të gabuara.
- 8,640 për parkime të gabuara.

 Janë bllokuar 19 automjete për:

- Detyrime të pashlyera;
- Mungesë dokumentacioni
- Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?