Foto ilustruese

Lehtësohen masat anti-COVID në Burgje! Nga sot lejohen takimet me familjarët, ja ndryshimet

8 Mars 2022, 13:58| Përditesimi: 8 Mars 2022, 14:24

  • Share

TIRANË- Pas 2 viteve pandemi, janë lehtësuar masat anti-COVID në burgje! Report Tv mëson se duke filluar nga 8 marsit, të burgosurit gra dhe të mitur do të kenë mundësi për  katër takime në muaj e ndërsa për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes do t'u lejohet një takim i zgjatur në muaj. Kërkesa është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe më pas është miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.  

"Lehtësohen masat kufizuese lidhur me pandeminë e COVID, për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, z.Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për të burgosurit gra dhe të mitur lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj", thuhet në njoftim.

Sipas masave që u përcaktuan në kohën e kulmit të pandemisë, të burgosurit kishin të drejtë të takonin anëtarë të familjes vetëm një herë në muaj, e ndërsa tani më është vendour që të vizitohen 4 herë në muaj. 

Ndërkohë, familjarët që do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre duhet të kenë test ose pasaportë vaksinimi. Edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?