Foto ilustruese

Sociale

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit për orët në vijim: Do të ketë erëra të forta në të gjithë bregdetin, të merren masa për të parandaluar çdo rrezik

4 Nëntor 2021, 16:27| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 16:29

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se pritet një përkeqësim i motit në orët në vijim në të gjithë bregdetin.

Me një postim në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se priten erëra të forta me drejtim nga jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet që të merren masat e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?