Telefoni dhe kaçavidat e sekuestruara në burgun e Peqinit

Sinjale për sende të paligjshme në qeli, kontroll blic në burgun e Peqinit, gjenden 3 celularë, 3 karikues dhe 5 kaçavida

20 Shkurt 2022, 09:05| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 10:05

  • Share

ELBASAN- Sinjalet se në burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit ka sjellë një kontroll blic të Drejtorisë së Burgjeve. Kontrolli është ushtruar në burgun e Peqinit në orën 23.30 të mbrëmjes së djeshme për të kapur në befasi të dënuarit, ku si rezultat i kontrollit, të dënuarve u janë gjetur tre telefon celularë, tre karikues si dhe pesë kaçavida.

Materialet i kaluan Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për hetime të tjera, ndërsa ende nuk ka detaje të tjera nga operacioni.

Edhe në fillim të shkurti SHKBB zhvilloi një megaoperacion në burgun e Elbasanit, Tiranës dhe Korçës, ku si rezultat u shkarkuan një grup me zyrtarë të burgjeve, të dënuar VIP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve.

Sipas hetimeve, ky bashkëpunim mes shefave të policisë së burgjeve dhe të dënuarve e paraburgosurve, i kishte kthyer qelitë në vatra të drogës dhe organizimeve të paligjshme të lojërave të fatit.

Të burgosurit vip si Aleksandër Llanaj, Gazmir Braka i njohur me emrin Gaxhai,  Leo Osmani dhe Delin Hajdari, Arben Grori, Klajdi Gjeçi, e Aleksandër Sinanaj bashkëpunonin me hallkat më të larta të burgjeve, mes tyre edhe shefi i policisë së paraburgimit në Elbasan Hysni Ndreu që u arrestua bashkë me 7 oficerë në burgjet e Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?