Agim Kajmaku

Drejtori i Policisë së Tiranës urdhër shefit të Komisariatit të Vorës: Të arrestohet Agim Kajmaku

2 Mars 2020, 11:44| Përditesimi: 2 Mars 2020, 11:55

  • Share

TIRANE- Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka kërkuar shefit të Komisariatit të Vorës që të arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku. Urdhri i Jaupit ka ardhur pas disa takimeve që ai ka pasur me shefa të Komisariateve në qarkun e Tiranës, ku ka kërkuar shtimin e forcave për arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi dje se Kajmaku lëviz i lirë nëpër Tiranë dhe për këtë ka mbështetjen e Ramës.

Kajmaku vijon të jetë në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar, për shkak se akuzohet se vijoi detyrën si kryebashkiak edhe pasi KQZ e shkarkoi. Shkarkimi i Kajmakut erdhi pasi kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënim në Greqi në vitin 2003, i cili u denoncua fillimisht nga PD.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për tre vepra penale: ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?