Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri të motivuara dhe orkestruara nga Serbia

28 Dhjetor 2023, 15:42| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 15:43

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media të enjten ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për vitin 2023.

Para gazetarëve, Hoxha ka thënë se situata e sigurisë së Kosovës në përgjegjësi për gjatë këtij viti ka qenë e qetë, përveç në veri të Kosovës ku siguria ka qenë e brishtë për shkak të sulmeve nga grupeve kriminale e terroriste në atë pjesë.

Drejtori i Policisë ka përmendur protestat e dhunshme në komunat veriore, ku janë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët.

“Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa prej sulmeve dhe rasteve konkrete. Janë protestat dhe sulmet e dhunshme të grupeve kriminale që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Ka disa sulme të kryera gjatë këtij viti nga shteti serb, që na kanë çuar deri në këtë konkludim. Protestat, sulmi ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve, qytetarëve, kidnapimi i policëve nga strukturat e policisë serbe me 29 Maj, pastaj sulmi terrorist në fshatin Banjskë. Të gjithë e dimë betejën e Banjskës dhe suksesin e Policisë së Kosovës në ketë sulm”, ka thënë ai.

Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara dhe falsifikim të dokumenteve.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • refat: 28/12/2023 18:33

    Cfar thote ky drejtor.....kete e di dhe bufi qe eshte dore e Beogradit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?