Drejtori i OBSH-së viziton spitalet e dëmtuara në Dnipro

24 Nëntor 2022, 10:23| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 10:25

  • Share

1669281824_hans.PNG

Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, ka vizituar spitalet e dëmtuara dhe ka biseduar me stafin mjekësor në qytetin e Dnipros. 

Kluge tha se ishte "i pikëlluar" dhe "i indinjuar" nga sulmet ruse ndaj objekteve mjekësore, duke i etiketuar ato një "shkelje shumë të qartë të ligjit ndërkombëtar", raportojnë mediat e huaja.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, por spitalet në të gjithë Ukrainën janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet, përfshirë një maternitet në Zaporizhzhia ditën e djeshme. 

Gjatë vizitës së Kluge në Dnipro, në Ukrainën Qëndrore, ai i dhuroi një gjenerator për energjinë elektrike një spitali i cili po funksiononte pa energji elektrike, për shkak të shkatërrimit të energjisë elektrike nga Rusia.

Zyrtari i OBSH-së tha se të paktën 700 objekte mjekësore ishin shënjestruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?