Ylber Ramadani në dyluftim me Paulo Dybala

Drejtori i Interit takon menaxherët, Lecce i vendos çmimin Ylber Ramadanit

7 Nëntor 2023, 16:42
  • Share

Njëmbëdhjetë ndeshjet e këtij sezoni dhe të gjitha në fushë me Leccen. Ylber Ramadani pa dyshim është zbulimi i sezonit në Serie A, me mesfushorin e Kombëtares që kërkohet nga Interi. Mediet në Itali bëjnë me dije se skuadra nga Puglia i ka vendosur çmimin lojtarit, duke mos u ulur nga 10 milionë euro.

Verën që lamë pas, Ramadani la Aberdeen dhe u bashkua me klubin e Serie A për vetëm 1.2 milionë euro, teksa ka një rritje të konsiderueshme të vlerës, për vetë paraqitjet e bëra.

I lindur në Starnberg në Gjermani, Ramadani shkëlqeu te Partizani në sezonin 2016-17  dhe më pas kali te Vejle, MTK Budapest dhe më pas Aberdeen. 27-vjeçari ka kontratë deri verën e 2026 me Leccen, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Janari pritet "i nxehtë" për Ramadanin, me Ausilion e Interit që i është vendosur pas.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?