Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër: Është përmbytja e 3-të në 3 muaj, dëmet të mëdha! Shkak shkarkimet e hidrocentraleve

23 Janar 2023, 11:27| Përditesimi: 23 Janar 2023, 11:42

  • Share

Alban Sekja drejtor i Bujqësisë në bashkinë e Shkodrës thotë se dëmet nga përmbytjet janë shumë të mëdha, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pasur një tendencë rritje të përmbytjeve të tokës prej 60 ha. Gjatë një interviste për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Sekja u shpreh se në vetëm 3 muaj në qytetin e Shkodrës ka pasur 3 përmbytje, e shton se pa u tharë uji nuk mund të bëhet një evidentim i dëmeve bujqësore.

‘1400 ha tokë bujqësore nën ujë. Po shohim tendencë rritje. Natën e mbrëmje ka pasur një tendencë rritje prej 60 ha. Mbrëmë ka pasur rreth 70 cm ujë, duke filluar përmbytjet graduale në Dajç. Ndalimi i shkaktimit të hidrocentralit dhe përmirësimi i motit që të ulim nivelin e ujit. Dëmet janë grupet e punës gati, por siç e dini kjo për 3 muaj është përmbytja e tretë. Është akoma e njëjta situata, pa kaluar uji nuk mund të bëjmë dot evidentim të dëmeve.’- tha Sekja.

Shkak për pëmbytjet thotë Sekja, janë bërë shkakrimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Sipas tij qeveria duhet të bëj një studim për reduktimin përgjithmonë të përmbytjeve në zonat më problematike.

‘Këto përmbytje vijnë nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, se shirat por të shohësh vitin e kaluar kanë rënë shira më të mëdha dhe nuk ka pasur kështu përmbytjesh. Ne jemi të mendimit që të bëhet një draft ligjor dhe të dëmshpërblejë ai që shkakton dëmet. Rrjeti i kanaleve kulluese kanë inventarin e vet bordi i kullimit në Lezhë, ka bërë një punë shumë të mirë. Edhe bashkia Shkodër ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Në këtë situatë kur uji ka një nivel 1m dhe 1.50 m mbi tokë nuk ka funksion kanalet kulluese, këtu duhet të bëhet një studim nga qeveria shqiptare për reduktimin përgjithmonë të këtyre dëmeve.’- u shpreh Sekja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?