Do ktheheshin sot në mëngjes, sulmi në Izrael bllokon pesë shqiptarë në Tel Aviv! Mes tyre edhe zyrtarë të Ministrisë së Turizmit

14 Prill, 14:41| Përditesimi: 14 Prill, 21:17

  • Share

Sulmi me dronë i ndërmarrë nga Irani drejt Izraelit natën mes 13 – 14 prillit ka shkaktuar dhe bllokimin në Tel Aviv të pjesëtarëve të departamentit të Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me familjarët e tyre.

Burime nga ministria e Jashtme bëjnë të ditur për Report Tv se bëhet fjalë për 5 persona, dy zyrtarë të ministrisë dhe familjarë, mes tyre dhe një fëmijë i vogël. Mes personave të bllokuar është Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e këtij departamenti me vajzën e saj të vogël.

Zyrtarët ishin në Izrael si pjesëmarrës në një një konferencë turistike dhe duhej të ktheheshin me linjën ajrore të orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit Izraeli mbylli hapësirën ajrore deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Ato u akomoduan në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit dhe pasdite u nisën për në Shqipëri. Dy përfaqësues të Dhomës së tregtisë ndodhen ende në Izrael dhe pritet të evakuohen nesër. 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?