Drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield do të largohet nga detyra e saj në javët e ardhshme, tha shefi i stafit Ron Klain, duke shënuar largimin tjetër të një këshilltarje të lartë nga administrata e Joe Biden. Ron Klain, shefi i kabinetit të presidentit, i dha meritën zonjës Bedingfield që e ndihmoi Biden të fitonte zgjedhjet e 2020-ës.
“Pa talentin dhe këmbënguljen e Kate Bedingfield, Donald Trump mund të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë”, ishte komenti lavdërues i Ron Klein.
Bedingfield, ishte një prej ndihmësve më të vjetra të presidentit Biden, e cila ndihmoi në formimin e strategjisë së mesazheve për fushatën e tij dhe gjatë presidencës së tij. Ajo pritet të kontribuojë, Shtëpinë e Bardhë nga jashtë administratës, megjithëse pozicioni i saj i ardhshëm mbeti i paqartë.
Largimi i saj vjen pas vendimit të Jen Psaki për të dhënë dorëheqjen si sekretare shtypi dhe gjatë një periudhe pasigurie të brendshme mbi strukturën dhe përbërjen fushatave më të mëdha të shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Përveç Psaki, një numër ndihmësish të shtypit të nivelit të mesëm dhe të ulët janë largar në dy muajt e fundit. Demokratët janë kritikuar hapur ndaj strategjisë së komunikimit të ekipit Biden në javët dhe muajt e fundit.
Liz Allen, shihet gjerësisht si zëvendësuesja e mundshme e Bedingfield, një tjetër besnike e Bidenit për një kohë të gjatë, e cila ka punuar për të kur ai ishte nënkryetar dhe ishte gjithashtu zëvendës drejtore e komunikimit për ish-presidentin Barack Obama.
M.Q./ReportTv.al