Foto ilustruese

Drejtonte motorin pa leje drejtimi dhe përplasi 14-vjeçaren me biçiklete, vihet nën hetim 15-vjeçari në Fier

20 Qershor 2022, 13:09| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 13:11

  • Share

Një 15 vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Fierit.

15 vjeçari, banues në Roskovec ka qenë duke drejtuar një motor tip "Yamaha" pa leje drejtimi në aksin rrugor Jogodinë-Marinzë dhe është përplasur me një 14 vjeçare që po lëvizte me biçiklete.

E reja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip "Yamaha", në aksin rrugor Jogodinë-Marinzë, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një shtetase 14 vjeçe, e cila u dëmtua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën?, thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?