Foto ilustruese

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me aktin normativ, arrestohet 45-vjeçari

27 Prill 2020, 11:08| Përditesimi: 27 Prill 2020, 11:10

  • Share

Një drejtues mjeti në Elbasan është arrestuar nga policia pasi është kapur duke lëvizur në gjendje të dehur. Jo vetëm kaq, por 45-vjeçari me inicialet E. K lëvizte edhe në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin, duke shtuar në këtë mënyrë masën e penalitetit që mund të marrë.

45-vjeçari u kap në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/l në aksin Elbasan-Librazhd nga shërbimet e policisë rrugore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?