Drejtonte bandën me shtëpia bari në Britani, shqiptari apelon vendimin e dëbimit të tij nga vendi: Do ishte shkatërruese për djalin tim autik

22 Prill 2023, 12:45| Përditesimi: 22 Prill 2023, 12:51

  • Share

Një drejtuesi i mafias shqiptare në Britani ka apeluar vendimin për dëbimin e tij nga vendi pasi pretendon se largimi i tij do të ndikonte në gjendjen shëndetësore të të birit autik.

Toni Boboshi, drejtuesi i një bande shqiptare në Britani, e cila dikur ‘mbushte’ rrugët e Britanisë së madhe më kanabis, për llogari të mafias shqiptare ka nisur lëvizjet ligjore në përpjekje për të qëndruar në Britani, duke pretenduar se largimi i tij nga vendi do të ishte "shkatërrues" për djalin e tij autik, i cili është nga lindja shtetas britanik.

Ai është i njohur për drejtësinë Britanike, pasi më parë drejtonte me grupin e tij ferma kanabisi, të cilat u shkatërruan nga policia në prill të 2018.

26 anëtarë e mes tyre edhe Toni Boboshi, u arrestuan dhe u dënuan. Baboshi mori një dënim me 6 vjet burg por u lirua pas vetëm 30 muajsh.

E teksa Sekretarja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman ka kërkuar dëbimin e shqiptarit nga vendi, ky i fundit ka nisur lëvizjet ligjore në përpjekje për të qëndruar në Britani, duke pretenduar se largimi i tij nga vendi do të konsiderohej 'i rrezikshëm' për djalin e tij autik.

Në një seancë dëgjimore të gjykatës së imigracionit në Mançester të premten, një gjyqtari iu tha nga oficerët e shërbimit të provës se Boboshi konsiderohej si "rrezik i ulët" për rikthimin në botën e krimit.Kujtojmë se Toni Boboshi ishte në krye të një rrjeti në Britani që kontrollonte ferma kanabisi me vlerë 6 milionë paund dhe që punësonte rreth 30 njerëz.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/04/2023 02:13

    Po te rinjte dhe adoleshentet britanike qe ti ju shisje droge,nuk ua shkaterroje jeten? Te vetmit jane keta shqipot kur vjen puna per t'i shpetuar drejtesise.Dridhen e perdridhen me keq se gjarperinjte!

    Përgjigju
    • Flamuri: 23/04/2023 11:57

      Ku ka treg ka tregtarë. Jetën na e shatërruan konsumatorët që duan mall, na bindim ta shesim. Shpresoj që fëmijët mos të bëhen të tillë

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?