Drejtonte automjetin pa patente, prangoset 18 vjeçari në Korçë

18 Mars 2023, 11:52| Përditesimi: 18 Mars 2023, 11:57

  • Share

Në një kohë kur të gjithë po flasin për masat shtrënguese  që po merren për parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, një i ri është kapur duke drejtuar automjetin pa patentë.

Kontrolleve masive që po bëhen  në akse të ndryshme rrugore për të ndaluar të pabindurit e rregullave të qarkullimit rrugor nuk i ka shpëtuar një i ri nga Korca, i cili është vënë në pranga mëngjesin  e sotëm nga policia e Korçës pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.N. L., 18 vjeç, u arrestua nga uniformat blu nën akuzën  e qarkullimit me automjet pa leje drejtimi.

Gjithashtu policia Pogradec ka referuan materialet n Prokurori për disa persona të cilët do të hetohen në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

E. Sh., 38 vjeç, dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 28-vjeçar dhe për të njëjtën akuzë është ndaluar dhe  një tjetër i ri, E. P., 32 vjeç, i cili gjithashtu ka kanosur nga telefoni një 37-vjeçare.Dy të rinjtë do të hetohen në gjendje të lirë për kundravajtje penale.

Po këta specialist referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për një 14 vjeçar, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?