Drejtonte 'Audi-n' luksoz nën efektin e drogës dhe kaloi semaforin me të kuqe, arrestohet shoferi në Tiranë! Kundërshtoi me dhunë efektivët (VIDEO)

27 Prill 2022, 10:30| Përditesimi: 27 Prill 2022, 10:47

  • Share

Një 31-vjeçar, i identifikuar si A.S., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit ndërsa kaloi semaforin me të kuqe.

Arrestimi i tij erdhi pasi në rrjete sociale qarkulloi video ku dukej se ‘Audi’ luksoz ecën me shpejtësi dhe shkel semaforin. Kur u ndalua, u konstatua se drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Ai kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të largohej por u vu në pranga.  Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit refuzoi t’ia paraqesë dokumentacionin e kërkuar oficerit të Policisë, dhe ka kundërshtuar të bënte testin e alkoolit dhe shoqërimin në organet e policisë.

Efektivët e shoqëruan me dhunë dhe kur e testuan me aparatin drogë-testues, rezultoi se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 89.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, të parashikuar nga Kodi Rrugor. Kjo shkelje u provua pas matjes me aparatin drogë-testues, të markës “AquilaScan”.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 27/04/2022 10:45

    Konfiskoja dhe makinen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?