Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Fier

30 Prill 2020, 10:29| Përditesimi: 30 Prill 2020, 10:31

  • Share

Për shkak se drejtonin automjetin në gjendje të dehur dy persona në Fier kanë rënë në prangat e policisë. Kontrrollet e uniformave blu kanë bërë të mundur që shtetasit me inicialet Xh. H, 24 vjeç dhe A. B, 42 vjeç, të dy banues në Lushnje, të arrestohen.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Për të gjithë këta persona materialet i janë referuar prokurorisë për hetime të metejshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?