Drejtonin makinën në gjendje të dehur, policia arreston një grua dhe një burrë

27 Korrik 2020, 12:25| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 12:30

  • Share

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetin  në gjendje të dehur.

Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar se 28 vjeçarja me iniciale F. M. duke drejtuar mjetin tip Pezho është përplasur me mjetin tip Benz  me drejtues qytetarin R.Gj., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve, 28 vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Tek Gjiri i Lalëzit është kapur 26 vjeçari me iniciale A. K., banues në Tiranë, i cili ka qenë në gjendje të dehur teksa po drejtonte mjetin tip Honda.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?