2 automjete dhe arma e zjarrit

Kronikë

Drejtoi mjetin i dehur, kundërshtuan policinë me dhunë dhe i kërcënuan me armë, në pranga 2 vëllezër nga Kurbini, njeri me precedentë të mëparshëm kriminal

28 Korrik 2021, 09:50| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 09:51

  • Share

Mbrëmjen e djeshme edhe pas kundërshtimeve më dhunë të efektivëve, policia e Kurbinit arriti të prangoste 2 vëllezërit, Fation dhe Klodian Lika.

Në rrugën dytësore Milot-Mamurras, policia konstatoi një drejtues mjeti me targat AA250XM, Fation Lika, i cili po bënte manovra të rrezikshme pa rripin e sigurimit dhe kur i bën shenjë të ndalonte ai u largua me shpejtësi duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Policia pasi iu vu në ndjekje, arriti të identifikonte sërish automjetin në Malbardhë, Kurbin, por drejtuesi kundërshtoi policinë duke iu drejtuar edhe një armë zjarri, me ndihmën e vëllait të tij, Klodian Lika ka mundur të largohet sërish.

Me gjithë vështirësitë, policia arriti të ndalonte makinën në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari Fation Lika, i cili u zbulua se ishte në gjendje të dehur dhe me precedentë të mëparshëm mëparshme kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe vëllai i tij, Klodian Lika.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe 2 automjete.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?