Drejtësia, Vettingu ende pa
financime, presin buxhetin në janar

13 Nëntor 2017, 19:46| Përditesimi:

  • Share
Tre organet e vettingut nuk kanë marrë ende fonde nga ministria e financave për të zhvilluar punën e tyre. Pavarësisht kësaj, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të tre institucionet u shprehën të kënaqur me fondet që qeveria ju ka parashikuar për vitin 2018.

Jemi në fazën fillestare të punës dhe parashkim,et nuk mund të jenë të sigurta deri në fund të vitit që vjen, sepse nuk dimë ende fluksin e punës. Vettingu ka filluar” u shpreh Genta Bungo, kryetare e komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Por, për demokratët ky buxhet ngre pikëpyetje.  “A keni nevojë për shtesë? Ku fillon Vettingu? Me këto dhe pse ju jeni dakord, unë mendoj se është e pamjaftueshme. Edhe Vettingu nuk fillon nga rekrutimi i stafit, por nga ata që do të ulen para jush, gjyqtarë dhe prokurorë” tha Bylykbashi.

Fonde shtesë kërkoi edhe Autoriteti i Hapjes së dosjeve, kryesisht për sigurinë e institucionit dhe ruajtjen e dokumenteve sekrete.

“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Si mund ta bëjmë me paratë e donatorëve” tha Genta Sula.

Ndërkohë, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në një mbledhje me dyer të Mbyllura, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, dhe ajo e Parandalimit të Pastrit të Parave kërkuan fonde shtesë për pajisje dhe staf të specializuar për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të vettingut, hetimit pasuror dhe lidhjeve kriminale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?