Foto ilustruese

Drejtësi pas 21 vitesh për vrasjen misterioze të shqiptarit në Itali

21 Qershor 2020, 16:04| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 16:12

  • Share

ITALI-Gjykata e Brescia në Itali do të hapë dosjen pas 21 vitesh për shqiptarin Bajram Muca, i cili humbi jetën në spitalin Chiari në rrethana misterioze.

Sipas mediave italiane, Bajram Muca banonte në pjesën perëndimore të krahinës së Brescias dhe më 4 shtator të vitit 1999 u dërgua në spitalin e Chiarit, pas një sherri të ndodhur me disa persona të tjerë. Në spital ai kaloi në gjendje kome dhe më pas humbi jetën.

Nga autopsia doli që shkaku ishte sëmundja e meningjitit, por hetimi u pezullua derisa një tjetër gjykatës i Brescia-s vendosi të merrte përgjegjësinë që të merrej me çështjen. Nga një konsultim i ri i përgatitur nga prokurori, doli se burri nuk kishte vdekur nga meningjiti, por për shkak të dhunës që pësoi nga ata që e kishin grabitur.

Për këtë arsye, gjykatësi vendosi të dërgojë në burg 41-vjeçarin Lulzim Rubjeca i cili tani do të akuzohet për vrasje me dashje. Gjyqi për për shqiptarin është planifikuar të hapet më 29 shtator të këtij viti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?