Olta Xhaçka

Politikë

Drejt zgjedhjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministrja Xhaçka takohet me ambasadoren Kim: SHBA, krah për krah Shqipërisë

4 Qershor 2021, 14:23| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 16:28

  • Share

Edhe pak ditë dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.  Në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt Neë York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Përpara nisjes, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ishte vetë ministrja Xhaçka, e cila përmes një postimi në tëitter pas takimit, bëri me dije se përgatitjet për Këshillin e Sigurimit po vazhdojnë me hapa të shpejtë, teksa e cilësoi këtë si një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.

Ndërkohë që edhe ambasadorja Yuri Kim ka postuar në rrjetet sociale takimin dhe shpreh mbështetjen e saj maksimale për Shqipërinë.

"Gjithmonë një kënaqësi të takohem me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Kemi një mundësi të madhe përpara nesh për të forcuar bashkëpunimin për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Ne e mirëpresim rolin në rritje të në skenën rajonale dhe globale", ka shkruar Kim në tëitter.  

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. Vendi ynë paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 5 prioritetet kryesore:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm  dhe terrorizmit;

-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit

Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare.

Ambicien për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit Shqipëria e ka shfaqur që në shtator të vitit 2018. Pas Presidencës së OSBE-së, kjo do të ishte një arritje edhe më e madhe. Nëse konfirmohet më 11 qershor, SHqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022. 

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdorë edhe forcën në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Ka dy lloje shtetesh në Këshillin e Sigurimit: 5 shtete anëtare të përhershme dhe 10 shtete të zgjedhura. ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia janë shtetet anëtare të përhershme.  10 shtetet e zgjedhura kanë ulëse në KS për një mandat 2-vjeçar. Një nga këto 10 shtete duhet të jetë nga Evropa Lindore, pjesë e së cilës është edhe Kosova dhe Shqipëria sipas OKB-së.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ion: 05/06/2021 05:35

    O cna lane pa gjume me keto lajme galaktikore. Cfare arritje, nuk e imagjinoni dot. Uauuuuuuu. Te lutemi o shoqja Kimi per Erion Veline a keni ndonje ofiq qe te shese dhe ai pak pordhe??? Please....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?