Drejt Punës/ SPA, një biznes 
në rritje që tërheq shqiptarët

17 Mars 2016, 07:46| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Nëse ka një biznes që nuk po njeh krizë është në Shqipëri, është ai i spa-ve. Edhe vetë operatorët pohojnë se ky segment po ecën mjaft mirë dhe nuk po ndien rënien e konsumit, siç ankohen rëndon biznese të tjera, si ai i veshjeve dhe restoranteve. “Restoranti Dy Kitarat ishte i mbushur gjithë ditët e javës, ndërsa tani është plot vetëm në fundjavë. Ndërsa qendra spa po ecën shumë mirë dhe volumi i punës është mjaft i lartë”, pohon Nina Beqiraj, administratore e Hotel Dy Kitarat në Durrës dhe e qendrës Nina Luxury Spa, duke shtuar se nga kontaktet që ka edhe njësitë e tjera spa kanë kërkesa shumë të larta për shërbime.

Në vitet e fundit, më tepër njerëz në të gjithë botën kanë nisur të njohin dhe vlerësojnë rëndësinë e të qenët mirë, trend i cili ka nisur që të shohë rritje të “industrisë së mirëqenies” vit pas viti. Dy janë format e ofrimit të shërbimeve të ashtuquajtura të “mirëqenies” në vendin tonë: qendrat e “Spa dhe beauty”, të pozicionuara kryesisht brenda qyteteve të mëdha, si Tirana, Durrësi, Vlora etj. Forma tjetër janë qendrat e ndërtuara pranë burimeve të ujërave termalë në vendin tonë, që ofrojnë një tjetër pamje të kësaj industrie në zhvillim: një turizëm të mirëfilltë të mirëqenies. Teksa këto të fundit kanë pasur zhvillim që herët, duke ofruar krahas marrjes së shërbimeve në llixha, banja termale etj., edhe akomodim, ushqim etj.; qendrat e Spa në qytete kanë parë një “boom” sidomos në 2 vitet e fundit.

Nëse do të flisnim për këto qendra Spa para 5 vjetëve, numri i tyre ishte rreth 10 në të gjithë vendin, ndërsa sot i kalon 25 të tilla në qytetet kryesore, shtimi i klientëve të të cilave, siç pohojnë edhe vetë, ka rritur nevojën e hapjes së qendrave. Disa nga drejtuesit e këtyre qendrave tregojnë se frekuentuesit janë rritur vit pas viti dhe po kujdesen më shumë për veten. Ata pohojnë se ky është një trend i ardhur nga jashtë. Personazhet e njohur shpeshherë shërbejnë edhe si reklamimi i duhur i qendrave Spa. Çmimet, sipas tyre, janë të përballueshme, duke iu drejtuar thuajse të gjithë shtresave. Megjithëse pagat e shqiptarëve janë ende të ulëta, ata shpenzojnë për kujdesin e vetes.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?