Drejt punës/ Radiot "online" 
mundësi punësimi për të rinjtë

14 Prill 2016, 07:49| Përditesimi:

Ideja e Zhaklina Lekatarit është një ndër projektet fituese të “Ëndrra ime 2016”. Ky projekt konsiston  në krijmin e një radio “online” për të përcjellë eventet kryesore nga kultura dhe nga çdo fushë tjetër. Zhaklina thotë se tashmë projekti i saj do financohet nga qeveria dhe kjo është një mundësi e mirë për të për të treguar se të rinjtë që kanë ide, kanë edhe mundësi të punësohet apo të hapin vet biznesin e tyre.

Zhaklina projekti jot u zgjodh fitues si një nga projektet më të mira tek “Ëndrra ime 2016”. A mund të na thuash çfarë është ky projekt?
 

Ky projekt i cili ka fituar në sektorin e inovacionit ka si objektiv kryesor krijimin e një radio online për të përcjellë kulturën, eventet, recensionet etj, vetëm nëpërmjet trasmetimeve online si dhe duke organizuar emisione të shkurtra (podcast), për të diskutuar recensat dhe kritikat e eventeve. Qëllimi është jo vetëm shpërndjarja e informacionit të jetës kulturore ne vend, por vetë ngacmimi i qytetarëve dhe sidomos të rinjve, të cilët duke përdorur të gjitha metodat me inovative dhe teknologjike do te jenë me pranë artit dhe kulturës duke rritur audenciën e eventeve kulturore por dhe vetë radios.
 
Projekt për radiot “online”, nuk është dëgjuar në Shqipëri, ku u mbështete për këtë ide?
 
Në fakt në Shqipëri ka disa radio që operojnë vetëm online ose edhe online përvec FM, por të cilat ndjekin një tjetër linje redaktoriale. Idea për këtë projekt është menduar mirë  dhe vjen si produkt i hapësirës që vetë tregu ka krijuar, pra mungesës së një projekti të këtij lloji. Kjo ide vjen dhe si plotësuse e nje tjetër platforme ekzistuese ( tiranaxxl.al) e cila funksionon si trip adviser për qytetin e Tiranës dhe në të cilën postohen të gjitha informacionet e jëtës artistike dhe kulturore në vend, teatër, opera, shfaqje, ekspozita etj Një tjetër arsyë e fortë e krijimit të kësaj platforme është patjetër dixhitalizimi i mediave dhe fakti qe e ardhmja e mediave  dhe informacionit është padyshim interneti.
 
Sa mendon se mund të ndihmojë qytetarët por edhe fushën ku konsiston projekti, ideja jote?
 
Një platforme elektronike e cila ofron një varietet propozimesh kulturore. Çdo informacion do të përcillet në mënyrë moderne, të shpëjtë, efikase dhe jo të mërzitshme. Një platformë e shfrytëzueshme në të gjitha momentet, një produkt i konsumit të përditshëm dhe me tematika për të gjitha grupmoshat. Ritëm, muzikë, lajme, evente për të programuar sa më mirë ditën dhe për të qënë aty ku dëshirojmë. Të gjitha faktorët që përmenda janë mundësi të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, te rinjve dhe atyre që e duan artin dhe kulturën.
 
Kur pritet të jetë gati ky projekt, duke qënë se tashmë do të financohet nga qeveria?
 
Projekti do të fillojë të implementohet  këtë muaj  pra ne Prill 2016 dhe ka një shtirje kohore prej katër muajsh.
 
A kishe besim se projekti që ti propozove mund të ishte ndër fituesit?
 

Patjetër që kisha besim dhe shumë dëshirë të fitoja projektin. Kur aplikon ne projekte të tilla është normale të kesh dyshime sepse ka dhe ide të tjera shumë të mira,  origjinale dhe të dobishme për komunitetin, megjithatë duhet të kesh besim ne vete, në projektin tënd, dhe duhet ta provosh. Si cdo gjë tjeter në jetë, ndonjëhere fiton, ndonjëhere humb. Une këtë herë fitova dhe jam falenderuese për mundësinë që mu dha.
 
A mund të na thuash sa mbështeteten të rinjtë sot në Shqipëri, ata të rinj që kanë ide të tilla?
 

Kjo është një pyetje të cilës unë nuk i përgjigjem dot saktë sepse nuk kam statistikat apo elementet e duhura për ta bërë. Megjithatë mendoj që ka disa mundesi, trajnime, projekte apo kurse, ku të rinjtë mund të anagazhohen dhe të formohen edhe profesionalisht. Nga ana tjetër mund të them dhe që ka gjithmonë shumë për të bërë, duhet ende shumë punë në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të  jenë më të përgatitur për të ardhmen e tyre, për jetën profesionale, por dhe qytetarë të vetëdijshëm për qytetin apo vendin e tyre.

zhaklina lekatari



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?