Drejt Punës/ Ja disa profesione të 
çudishme që sjellin shumë fitime

3 Mars 2016, 08:00| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Ekzistojnë  disa profesione të çuditshme, të cilat janë shumë fitimprurëse. Shpesh njerëzve as ju shkon në mend se mund të ekzistojë nëj profesin i tillë. Mund të fitosh shumë para nëse arrin të kapësh gjarpërinjtë dhe tu marrësh helmin, nëse ke durim të presësh në rradhë, nëse ke intuitën të dallosh seksin tek pulat vetëm duke I parë, apo ke talentin të vajtosh në një ceremoni varrimi. Më poshtë do të sjellim disa prej këtyre profesioneve që gjejnë treg në disa vende të botës dhe ju sjellin shumë fitime atyre që i zotërojnë.
 
Shoqëruese nusesh
Nuk ua keni besën shoqeve të ngushta? Mund të punësoni shoqeruese profesioniste nusesh, të cilat ndihmojnë nusen në ditën e saj të madhe. Jen Glantz, themeluese e “Punëso një shoqëruese”, thotë se kompania ofron “shoqeruese nusesh të fshehta” dhe shërbime personale për nuset dhe festën e dasmës. Çmimi? Nga 300 deri ne 2000 dollarë për çdo dasmë.

“Mjelës” i gjarpërinjve
Personave që ‘mjelin’ gjarpërinjte, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitët për plot 1000 dollarë grami.

Vajtues
Vajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.

Pritës në radhë
Tepër të padurueshëm për të pritur në radhë? Punësoni një profesionist që ka durimin që ju mungon. Për 1000 dollarë në javë, dikush do të qëndrojë në radhë për ju në ditët më të ngarkuara të blerjeve.

Përcaktues të seksit te pulat
Persona të veçantë paguhen në Japoni apo Britani, deri ne 60,000 dollare në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbeshtetur tek intuita.

Shkrues mesazhesh për biskota
Tepër të pëlqyera nëpër botë, biskotat e fatit kanë nevojë të shkruhen nga një person i vërtetë. Në fakt, prodhuesit e këtij produkti punësojnë shkrimtarë që shkruajnë vargje të cilat i motivojnë njerëzit. Puna paguhet rreth 40,000 dollare viti.

Masazhatore fytyre
Te pagezuar si “shkencëtarë ndjesorë”, këta masazhatorë fytyre bëjnë më shume se aq. Ata mund të punësohen për 25 dollarë ora për të kuptuar efektivitetin e produkteve si locionet ose pastruesit e fytyrës.

Redaskai online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?