Drejt punës/Ahmeti:Çertifikimi i
gjuhës gjermane çelësi për punësim

24 Mars 2016, 08:55| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Rreth një e treta e mësuesve, pedagogëve dhe trajnuesve të gjuhëve të huaja në Shqipëri aspirojnë të kenë një certifikatë të njohur në rang ndërkombëtar. Nëse i referohemi gjuhëve angleze dhe gjermane, atëherë interesi është akoma dhe më i lartë. Shumëgjuhësia në një Evropë, e cila sa vjen e rritet është çelësi për suksesin si në aspektin profesional po ashtu edhe në atë personal.

Një kontribut tepër të rëndësishëm kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shkollat e gjuhëve, të cilat ofrojnë mundësi të larmishme për mësimin e këtyre gjuhëve. Për certifikimin e këtyre programeve nevojitet një institucion i njohur në rang ndërkombëtar si TELC, i cili jo vetëm ka një platform të veten programesh por ofron edhe një program provimesh përkatëse. TELC ose ndryshe “The European Language Certificates”, përcakton një sistem provimesh gjuhësore, në të paktën 27 gjuhë të ndryshme në tërë botën.

Një liçence si testues TELC-u vlen ndryshe si një kualifikim i mëtejshëm në fushën e mesimdhënies së gjuhës gjermane. InterPersonnel Albania në një bashkëpunim të ngushtë me TELC-un organizoi një trajnim lidhur me kualifikimin dhe licensimin e 13 mesuesve të gjuhës gjermane nga Shqipëri dhe rajoni.
 
Në trajnimin përkatës u thelluan njohuritë lidhur me kriteret vlerësuese në pjesën e provimit me gojë duke iu referuar Kuadrit të Përbashkët Ligjor Europian të Gjuhëve. Suksesi, i cili u finalizua me marrjen e licences si testues-çertifikues të TELC -ut, është tregues i bashkëpunimit të frytshëm në trekëndëshin DEKRA InterPersonnel Albania dhe TELC. Që nga ky moment InterPersonnel Albania zotëron të drejtën ekskluzive në Shqipëri, si partner i drejtpërdrejtë i TELC -ut për testimin e njohurive të gjuhës gjermane nga niveli A2-C1 si edhe lëshimin e certifikatave të nivelit përkatës.

Testuesit e parë të licensuar të TELC -ut në Shqipëri theksojnë rëndësinë e arritjes së këtij objektivi personal profesional. “Të jesh një testues i TELC -ut, do të thotë të kesh një përgjegjësi të lartë morale dhe profesionale njëkohësisht”, thotw Dr. Musa Ahmeti administrator i InterPersonnel Albania, duke shtuar se “testimi dhe liçencimi i kandidatëve u bë në Tiranë në ambientet e InterPersonnel Albania sipas kritereve ndërkombëtare të përcaktuara nga TELC-u”. “Trajnerja gjermane prof. dr. Anne Wüstner, përfaqësuese e TELC-ut,  me eksperiencwn e saj shumëvjecare në këtë fushë shërbeu si një urë lidhëse midis eksperiencave tona të deritanishme dhe roleve tona si testues të parë të një institucioni kaq prestigjoz si TELC”, thotw Dr. Musa Ahmeti.
 
Testuesit e parë shqiptarë TELC
Në muajin mars të 2016-ës, në ambjentet e Interpersonnel Albania-s, u trajnuan dhe u certifikuan testuesit e parë shqiptar TELC, të orientuar veçanërisht drejt aftësive gjuhësore në fushën e infermierisë, aftësi të cilat duhet të vërtetojnë nivelin B2.

Me anë të videove, pjesëmarrësit e këtij kualifikimi, diskutuan performancën e kandidatëve të ndryshëm, duke i vlerësuar keta të fundit sipas kritereve Telc. Një nga pikat kryesore të këtij kualifikimi ishte analizimi dhe vlerësimi i sjelljes së testuesve Telc. Ky kualifikim përfundoi me një testim të suksesshëm të pjesmarrësve shqiptar, aktualisht edhe mësues të gjuhës gjermane pranë Interpersonnel Albania. Pjesmarrësit e këtij kualifikimi mësuan zbatimin korrekt sipas kritereve vlerësuese të GER-së.

Në datat 20 – 22 mars 2016 u zhvillua trajnimi për mësuesit e gjermanishtes në ambientet e InterPersonnel Albania. Në këtë trajnim morën pjesë 13 mësues dhe pedagogë të gjuhës gjermane nga Shqipëria dhe Rajoni. Pjesëmarrësit duhet të njihnin paraprakisht formatin europian të gjuhëve, të kishin nivelin gjuhësor C1 në këtë gjuhë, të kishin eksperiencë disavjeçare në mësimdhënien e gjuhës gjermane.

Gjithashtu, pjesëmarrësit duhet të ishin të njohur me formatet e provimeve të TELC, si edhe me rregulloren përkatëse të këtyre provimeve.
Trajnimi përfshiu provimet e gjuhës gjermane  TELC Deutsch B1, telc Deutsch B2, TELC Deutsch B1– B2 Pflege, TELC Deutsch B2 -C1Medizin.
Gjatë trajnimit u diskutuan në mënyrë shumë profesionale dhe efikase të gjitha problematikat dhe veçantitë në vlerësimin e të secilit nga provimet e gjuhës gjermane të sipërpërmendura.

Në dy ditët e trajnimit pjesëmarrësit iu nënshtruan 4 provimeve në këto nivele gjuhësore dhe arritën ti marrin me sukses këto provime.
Për sa më sipër, mund të themi se tashmë kemi testuesit e parë të liçensuar nga TELC, në Shqipëri. Me këtë çertifikim, Interpersonnel Albania fiton të drejtën të testojë infermierë dhe mjekë për provimet përkatëse TELC.

Intervista
Dr. Musa Ahmeti: Certefikimi i gjuhës është thelbësor për rekrutimin e punonjësve
Zotërimi i gjuhës gjermane përbën një nga kushtet kryesore të rekrutimit të infermierëve tanë në Gjermani…

Ju tashmë këni certifikuan testuesit e parë shqiptar TELC. Cilët janë ata?
Në kuadër të çertifikimeve ndërkombëtare që po bën InterPersonnel Albania për stafin pedagogjik të gjuhës gjermane për të rritur cilësinë profesionale të mësimdhënjes, të trajnimeve dhe specializimin gjuhësor u arrit që të çertifikohen, përkatësisht të liçnesohen si çertifikuese të Institutit gjerman të gjuhëve të huaja TELC: Jonida Bushi, Sonila Disha, Lorena Naço, Blerta Kraja, Eslera Hollaj, Brunilda Verçani, Kuqi, Enkela Gusho, Anisa Skura, Doreida Gedaj,  Marsela Lika dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni.

Si u arrit bashkëpunimi me përfaqësuesit e TELC?
Interesimi i përfaqësueseve të Institutit gjerman të gjuhëve të huaja TELC ishte shumë i madh. Ka më shumë se një vit që bëhen bisedime për hapjen e pëfaqësisë së tyre në Shqipëri. Përfundimisht me datën 22 mars InterPersonnel Albania fiton eskluzivitetin e përfaqësimit të këtij Instituti në Shqipëri dhe njëherësh të drejtën e çertifikimit dhe liçencimit zyrtar për gjuhën gjermane dhe gjuhët tjera.
 
Pra ju e keni filluar me gjuhën gjermane. Pse?
Ka rëndësi të theksohet për gjuhën gjermane, sepse tani InterPersonnel Albania mund të çertifikojë me specialistët e saj infermierët që përgatiten e trajnohen për punësim në Gjermani. Por tani e tutje InterPersonnel Albania bën edhe liçencimin e të gjithë të interesuarëve të tjerë që duan të mësojnë gjuhën gjermane dhe të fitojnë një liçencë që e njeh Ambasada Gjermane në Tiranë, përkatësisht shteti gjerman.

Drejtuesja e përgjithshme teknike e InterPersonnel Albania prof. dr. Etleva Lala në bashkëpunim me shefen e departamentit të gjuhës gjermane dr. Jonida Bushi pranë InterPersonnel Albania dhe përfaqësuesit e TELC-ut kanë përzgjedhur kandidatët që u liçencuan sipas kritereve ndërkombëtare që kërkon TELC.
Tani e tutje në Shqipëri pos Goethe Institut do jetë edhe TECL Insitut që do liçencojë të interesuarit nga Shqipëria e rajoni për nivelet e mësimit të gjuhës gjermane.

Ambientet e InterPersonnel Albania janë gjithashtu të liçensuara dhe kanë kapicitetin e nevojshëm për të përballuar flukse të interesuarish për mësimet e gjuhëve të ndryshme dhe për provimet dhe liçencimet përkatëse.
 
Sa i rëndësishëm është çertifikimi i gjuhës për të punësimin e kandidatëve?
Kompetenca gjuhësore shërben edhe si çelës për intergrimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm edhe mes ekpertëve të fushave të caktuara, siç është fusha e infermierisë. Që prej tetorit 2015, Interpersonnel Albania ofron mësimin e gjuhës gjermane me një qëllim të vetëm: integrimi i suksesshem dhe ligjor i infermierëve shqiptarë në Gjermani. Zotërimi i gjuhës gjermane përbën një nga kushtet kryesore të rekrutimit të infermierëve tanë. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse Interpersonnel Albania bashkëpunon me testuesin e suksesshëm dhe të mirënjohur, TELC.

Kush është TELC 
TELC - The European Language Certificates është një institut i liçensuar për dhënien e çertifikatave në gjuhë të ndryshme.
TELC ofron provime gjuhe sipas standarteve ndërkombëtare, në kuadër të portofolit  europian të gjuhëve. TELC ka në program mbi 80 provime të ndryshme në rreth 27 gjuhë. Nën logon TELC -Training, ofron TELC gGmbH një program gjithëpërfshirës specializimi vecanërisht për mësimdhënësit.
TELC - language tests operon prej më shumë se 45 vite me partnerë të shumtë ndërkombëtarë.

-    Mbi 3000 partnerë liçensimi telc në më tepër se 27 vënde.
-    Mbi 1000 trajnues TELC -u
-    Mbi 12 000 testues të liçensuar në Europë

TELC gGmbH shkëmben përvojat me ofruesit e tjerë të liçensuar të provimeve në kuadër të ALTE (Association of Language Testers in Europe), si edhe vazhdon të promovojë risi në formatin e provimeve. Gjithashtu organizon trajnime dhe spezializime në bashkëpunim me universitetet nëpër botë.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?