Drejt Punës/ Mbi 4 mijë infermierë
përfitojnë punësim në Gjermani

7 Janar 2016, 07:45| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Qindra infermierë do të përzgjidhen nga kompania gjermane ‘Dekra’ për t’u punësuar në shtetin Gjerman. Pas lancimit të fushatës për aplikimin e gjithë infermierëve që të trajnohen për të marrë leksione të gjuhës gjermane si dhe për të bërë konvertimin e diplomës në gjermani, sjellim dhe hapat që InterPersonnel Albania(IPA) ndjek për 4 mijë të rinj të cilët po trajnohen aktualisht për tu punësuar dhe jetuar në Gjermani. Dr. Musa Ahmeti, njëkohësisht dhe administrator i IPA-s, na tregon hap pas hapi të gjithë rrugëtimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve deri tek finalizimi i kontratës 2 vjeçare për punësim në Gjermani.

Në këtë intervistë, Dr. Musa Ahmeti e vë theksin jo vetëm tek benefitet financiare, por edhe te përvoja disa vjeçare duke u kthyer në Shqipëri si infermierë i kualifikuar, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë në punë nëpër spitalet shqiptare.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?