Drejt Punës/ Ja si mund të
bëhesh mekanik në 5 muaj

3 Mars 2016, 09:41| Përditesimi:

  • Share
Tregu i Punës tashmë po kërkon gjithnjë e më shumë individë të kualifikuar dhe që kanë një formim profesional. Për të hedhur hapat e parë në këtë treg pune sigurisht nevojiten kurse të posaçme dhe që kanë si pikësynim të tyre jo vetëm teorinë por dhe praktikën.
 
Për të arritur këtë në Ministria e Mirëqenies Sociale ka organizuar drejtoritë e posaccme të formimit profesional ku çdo individ mund të zgjedh se në cilin profesion ka më shumë prirje.
 
Sigurisht që tashmë zanati I mekanikut është bërë në një nga më të kërkuarit. Për këtë në drejtorinë rajonale të formimit profesional në Tiranë ofrohen kurse formimi për mekanik, ku merren bazat e formimit teorik por dhe praktik.
 
Kurset e formimit profesional për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe personat nga grupet nё nevojё janë tashmë falas. I gjithë kursi zgjat për rreth 5 muaj.
 
Ndërkohë që personat që dëshirojnë të ndjekin kurset do të angazhohen për 5 ditë në javë. Përgjatë ditëve të kurseve 30 për qind të kohës do ta zërë teoria, ku do të merren njohuritë bazë por dhe zhvillimet më të fundit në fushën e automjeteve.

Nga ana tjetër 70 për qind të orarit do ta zërë praktika, ku ata që do të kërkojnë të marrin një zanat do të kenë mundësi të njihen me motorët por dhe të marrin pjesë në rregullimin e pjesëve por dhe në gjetjen e defekteve të mjeteve.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?